Get a free hosting or choose from the Best Web Hosting service
Mirësevini në webfaqen Profeti Islam (Muhamedi a.s) ***** "Vërtet o Muhamed ti je në një shkallë të lartë të moralit". Sure Kalem: 4.****************** Ne ftojme te gjithe muslimanet te cilet presin te behen me djem, le te jete emri juaj i zgjedhur per femijet tuaj emri i Profetit me te madh "Muhamed", le te behemi pjese e karvanit me te cilet Profeti yne do te mburret para popujve te tjere diten e Gjykimit!
Abohohu

Te nderuar vizitore nese deshironi te njoftoheni me email per cdo te me faqen dhe shoqaten regjistrohuni ketu.

Emri:

Email:

Online
Momentalisht kemi 2 mysafirë në linjë

Volteri Filozof dhe shkrimtar i madh francez thote per Profetin Muhamed dhe fene Islame

“Feja me të cilën erdhi Muhammedi, pa dyshim është më e lartë se Krishterizmi. Besimtarët muslimanë...

Zbulohet një bibël 1500-vjeçare në gjuhën aramaike ne te cilen lajmerohet ardhja e profetit Muhamed

Turqi: Ministri i Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, Ertogroul Gkounai, konfirmoi dhe zyrtarish...

Alfred Koner per Profetin Muhamed

Alfred Kroner, një ndër dijetarët më të njohur të gjeologjisë në botë, thotë: "Duke menduar më t...

  • Volteri Filozof dhe shkrimtar i madh francez thote per Profetin Muhamed dhe fene Islame

    E Marte 10 Prill 2012 19:28
  • Zbulohet një bibël 1500-vjeçare në gjuhën aramaike ne te cilen lajmerohet ardhja e profetit Muhamed

    E Hene 27 Shkurt 2012 19:45
  • Allahu betohet ne Jeten e Muhamedit

    E Marte 10 Janar 2012 19:34
  • Alfred Koner per Profetin Muhamed

    E Merkure 04 Janar 2012 08:10

Porosi Profetike per bashkeshortet

Falenderimi i takon Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi vulen e profetve Muhamedin, mbi familjen e tij dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Gjykimit.

Allahu dhe i derguari i Tij kane nxitur qe muslimani te martohet, ne menyre qe te ruaje nderin, por edhe qe te ndertoje familje. Normalisht qe berthama e familjes jane dy bashkeshortet dhe ata kane nevoje per orientim qe mardheniet e tyre te jene te suksesshme e te begata, ndaj dhe duke u nisur nga kjo, vine porosite profetike per basheshortet, ne menyren se si duhet te sillen ata me bashkeshortet e tyre.

1- Profeti salallahu alejhi ue selem ka thene: "U porosis te silleni mire me grate". Tirmidhiu e saktesoi Albani

2- Profeti salallahu alejhi ue selem ka thene: "Te mos e urreje muslimani muslimanen (bashkeshorten e tij), nese nuk pelqen prej saj nje sjellje, do te pelqeje tek ajo nje tjeter". Buhari dhe Muslimi.

Lexo te plote...

 

Uria e te Derguarit te Allahut dhe Sahabeve te tij

Një ditë i Dërguari, (paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të), del nga shtëpia në kohë që askush nuk qarkullon. E takon Ebu Bekrin i cili ishte nisur per tek Pejgamberi.

I Dërguari (paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të): Çka të shtyri të vish o Ebu Bekër?

Ebu Bekri: Dola ta kërkoj të Dërguarin e Allahut, (paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të), të shikoj fytyen e tij dhe ta përshëndes.     
Nuk kaloi shumë kohë kur, ja, erdhi Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të.  
I Dërguari (paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të): Ç’te të shtyri të vish o Omer?         
Omeri: Uria, o i Dërguar i Allahut.    
I Dërguari i Allahut: Edhe mua më ka kapluar e njëjta gjë.   
Së bashku nisen dhe shkojnë te shtëpia e Ebu Hejthem ibn Tejhan El-Ensarit. Ai ishte një pronarë i shumë palmave të hurmave, dhenve etj.

Lexo te plote...

 

Thenie te Profetit Muhamed (Koncepti i turpit)

 Nga Ebu Mes'ud Ukbe bin Amri el-Ensariu, Bedri, r.a., trasmetohet se i Dërguari i Allahut, (salallahu alejhi ue selem), ka deklaruar: “Ajo që njerëzit e kanë hasur nga revelata e parë e më hershme janë fjalët: ‘nëse nuk turpërohesh bën çka të duash!"

Fjalët e të Dërguarit, (salallahu alejhi ue selem), “Ajo që njerëzit e kanë hasur nga revelata e parë”,

Duke aluduar në trashëgiminë e cila është bartur nga të dërguarit e parë. Kjo na tregon që njerëzit e parë këtë e kanë bartur prej njëri-tjetërit dhe se e kanë trashëguar gjeneratë pas gjenerate. Hadithi konfirmon që këto fjalë kanë qën të pranishme, të njohura në revelatën e parë dhe kanë mbetur të tilla gjersa nuk kanë arritur deri te ky umet. Në disa versione thuhet: “Njerëzit nuk kanë hasur nga revelatat e para asgjë tjetër pos kësaj porosie.” E shënon Ubejde bin Zenxheui dhe të tjerët.

Ibën Rexhebi ka thënë: turpi ka vazhduar të jetë vepër e pëlqyer me të cilën njërëzit këshilloheshin dhe se ai nuk është anulluar në asnjë shpallje të profetëve të mëparshëm.

Lexo te plote...

 

TREGIM PËR MEVLUDIN

Më kujtohet njëherë kur ishim në një seminar mbi mrekullitë e Kuranit dhe Sunetit në një nga shtetet islame. Një ditë ishim ulur në një ndejë, në hotelin ku qëndronim duke pirë çaj dhe isha në mesin e disa hoxhallarëve dhe dijetarëve nga shtete të ndryshme islame. Më ra ndërmend, si ide të nxis këtë mexhlis duke përmendur diçka nga vlerat e Kuranit dhe Sunetit të të Dërguarit të Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të. Porsa fillova të flas dikush më pyeti: Nga je ti vëlla? –

I thashë: Nga Arabia Sauditë.

– Ai e lëkundi kokën dhe më tha: Juve atje në Arabinë Saudite nuk e doni të Dërguarin e Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të.

– Me këto fjalë unë pak u preka porse vazhdova i qetë të flas, e pas pak e pyeta: E pse mendon se ne atje nuk e duam të Dërguarin e Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të?

Lexo te plote...

 

PROFETI, salallahu alejhi ue selem, DHE FEMIJËT

Njeriu më i madh që ka njohur historia është Profeti ynë, realitet ky të cilin e besojnë myslimanët, e pohojnë jo-myslimanët gjithashtu nuk mund ta kundërshtojnë armiqtë. Këtë burrë nga cilido kënd që dëshiron ta studiosh, të hulumtosh rreth tij dhe të njihesh më imtësisht do të hamendesh dhe nuk gjen tjetër veçse fjalë miradije për të karshi atij këndi të jetës që është studiuar. Ai është njeriu më madhështor, si në aspektin fetar, atë human, shtetëror, politik, të dijes... e vazhdo pa u ndalur. Çfarëdo që të teket nga drejtimet e ndryshme të jetës do të mjaftojë t’i futesh studimit të atij drejtimi duke e zbuluar Profetin tënd, sal-lallahu alejhi ue selem, nga ai kënd e në fund do të dalësh me rezultate aq të habitshme, sa ka pasur njerëz para nesh që në fund të studimeve të tyre të kësaj natyre kanë thënë: “Pas studimit tim që i bëra jetës së këtij njeriu mendova se ai nuk ka ditur dhe nuk ka bërë asgjë tjetër pos atij lëmi që unë hulumtova në të.”, pra kështu do të thotë kushdo pas studimit të vet, e për fatin e mirë tonin prijësi ynë dhe i dashuri i Allahut Muhamedi, sal-lallahu alejhi ue selem, ishte i tillë në çdo lëmi të jetës, me të cilin krenohemi para çdokujt dhe me këtë shpresojmë shpërblim nga Zoti.

Lexo te plote...

 
Kerko
Ora
Kalendari
Reklama
Lidhje

www.profetiislam.com

www.rasoulallah.net

www.mercyprophet.org