Get a free hosting or choose from the Best Web Hosting service
Mirësevini në webfaqen Profeti Islam (Muhamedi a.s) ***** "Vërtet o Muhamed ti je në një shkallë të lartë të moralit". Sure Kalem: 4.****************** Ne ftojme te gjithe muslimanet te cilet presin te behen me djem, le te jete emri juaj i zgjedhur per femijet tuaj emri i Profetit me te madh "Muhamed", le te behemi pjese e karvanit me te cilet Profeti yne do te mburret para popujve te tjere diten e Gjykimit!
Abohohu

Te nderuar vizitore nese deshironi te njoftoheni me email per cdo te me faqen dhe shoqaten regjistrohuni ketu.

Emri:

Email:

Online
Momentalisht kemi 4 mysafirë në linjë

Volteri Filozof dhe shkrimtar i madh francez thote per Profetin Muhamed dhe fene Islame

“Feja me të cilën erdhi Muhammedi, pa dyshim është më e lartë se Krishterizmi. Besimtarët muslimanë...

Zbulohet një bibël 1500-vjeçare në gjuhën aramaike ne te cilen lajmerohet ardhja e profetit Muhamed

Turqi: Ministri i Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, Ertogroul Gkounai, konfirmoi dhe zyrtarish...

Alfred Koner per Profetin Muhamed

Alfred Kroner, një ndër dijetarët më të njohur të gjeologjisë në botë, thotë: "Duke menduar më t...

  • Volteri Filozof dhe shkrimtar i madh francez thote per Profetin Muhamed dhe fene Islame

    E Marte 10 Prill 2012 19:28
  • Zbulohet një bibël 1500-vjeçare në gjuhën aramaike ne te cilen lajmerohet ardhja e profetit Muhamed

    E Hene 27 Shkurt 2012 19:45
  • Allahu betohet ne Jeten e Muhamedit

    E Marte 10 Janar 2012 19:34
  • Alfred Koner per Profetin Muhamed

    E Merkure 04 Janar 2012 08:10

Koncepti i përqëndrimit

عَنْ سُفيانَ بن عبدِ اللهِ - رضي الله عنه - ، قالَ : قُلتُ : يا رَسولَ اللهِ ، قُلْ لي في الإسلام قولاً لا أسألُ عَنْهُ أحداً غَيرَكَ ، قال : (( قُلْ : آمَنْتُ باللهِ ، ثمَّ استقِمْ )) رواهُ مُسلم .

argaiv1600

Nga Sufjan bin Abdulla –radijallahu anhu-, transmetohet të ketë thënë: “O i dërguar i Allahut, më thuaj në Islam një fjalë që të mos pyes për të askënd pas teje? Profeti tha: “Thuaj besova Allahun pastaj ndiq rrugën e drejtë.” Muslimi

Në transmetimin e Ebu Daudit ka ardhur se Sufjan bin Abdulla –radijallahu anhu-, i ka thënë Profetit: Më thuaj diçka që ti përmbahem asaj: Ai i tha: “Thuaj besoj në Allahun, pastaj përmbaju kësaj.”

Në këtë hadith del qartë kujdesi që tregonin sahabet e Profetit (salallahu alejhi ue selem), të cilët ishin njerëzit më të preokupuar për njohjen e fesë. Ata ishin të parët ndaj çdo të mire, dhe pyetja e këtij sahabi, është një argument i qartë për këtë.[1]

Lexo te plote...

 

Hixhreti ndryshim i rrjehave te historise

Hixhreti – ndryshim i rrjedhave të historisë

Fjala hixhret-un në arabisht rrjedh nga folja haxhere që etimologjikisht do të thotë "shpërngulje, emigrim, largim". Prandaj hixhreti ishte shpërngulje dhe largim nga shtëpitë, të afërmit dhe vendlindja duke braktisur gjithçka. Kjo ngase Allahu i madhërishëm e favorizoi shenjtërinë e fesë dhe imanit mbi çdo gjë tjetër. Për rrjedhojë, vendlindja, shtëpia, familja, pasuria, pozita dhe reputacioni nuk kanë vlerë në qoftë se besimi dhe feja vihen në rrezik.

Lexo te plote...

 

Jetshkrimi i Profetit (Jeta ne Medine)

Kushtetuta e parë

Në qytetin e Medinës, Profeti (a.s.) u bë kryetari i shtetit të parë Islam. Aty besimi i muslimanëve arriti të lulëzojë, duke bërë të mundur lindjen e një rendi të ri shoqëror. Në Medinë u zhvillua më tutje vizioni islam i paqes ndërmjet popujve të ndryshëm të botës pa dallim feje dhe race, sepse me të vërtetë aty mori formë Kushtetuta e parë dhe Karta e të drejtave dhe lirive njerëzore, e cila nuk kishte ekzistuar asnjëherë më parë. Ajo i garantonte çdo qytetari lirinë, sigurinë dhe drejtësinë.[1]

Karakteristika themelore e kësaj shoqërie të re ishte mirësjellja dhe përkushtimi. Makutëria dhe egoizmi u zëvendësuan nga dhembshuria dhe kujdesi për të gjitha qeniet e gjalla. Profeti (a.s.) thotë: “Të vësh drejtësi mes dy vetave, është një lëmoshë; të ndihmosh një njeri të ngjitet në kalë dhe t’i ngresh barrënështë një lëmoshë; t’i përgjigjesh një pyetjeje me butësi është një lëmoshë; të heqësh atë që përbën rrezik në udhën e njeriut (si gjemba ose gurë) është një lëmoshë; t’i buzëqeshësh vëllait është lëmoshë.” (Përcjellë nga El-Buhâri dhe Muslimi)

Lexo te plote...

 

Thenie Profetike (Ndalimi i genjeshtres dhe pergojimit)

Nxitja për sinqeritetin dhe paralajmërimi prej gënjeshtrës

Prej Ibnu Mes’udit është transmetuar të ketë thënë: "I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: "Kapuni pas sinqeritetit, sepse sinqeriteti udhëzon për në bamirësi dhe bamirësia udhëzon për në Xhennet. Burri vazhdon të jetë i sinqertë dhe ta kërkojë sinqeritetin derisa të shkruhet te Allahu si i sinqertë. Ju paralajmëroj prej gënjeshtrës, sepse gënjeshtra udhëzon në gjynah dhe gjynahu udhëzon për në Zjarr. Burri vazhdon të gënjejë dhe ta kërkojë gënjeshtrën derisa të shkruhet te Allahu si gënjeshtar".

Kuptimi i fjalës “Bamirësi” :  Emër që përmbledh çdo të mirë.

Gjynah : Punët e këqija.

Lexo te plote...

 

Haxhi i Profetit salallahu alejhi ue selem

Haxhi i Profetit salallahu alejhi ue selam

 

Haxhi është shtyllë nga shtyllat e Islamit, Allahu i Madhëruar thotë në Kur'an: "Dhe Haxhi (Udhëtimi për të vizituar Ka’aben) është një detyrë që njerëzit i detyrohen Allahut për ta kryer, ata të cilët munden të përballojnë shpenzimet".([1])

Ndërsa Profeti (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), -salallahu alejhi ue selam- ka thënë:" Islami është ndërtuar në pesë shtylla: Dëshmija se nuk ka Zot tjetër që mëriton të adhurohet me të drejtë veç Allahut dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij, falja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimi i muajit të Ramazanit dhe haxhi (vizita) i shtëpisë së shejtë (Kabes) për atë që ka mundësi".([2])

Kështu që Haxhi është detyrë për çdo musliman të moshës së pjekur, që ka mundësi, një herë në jetë.

Lexo te plote...

 
Kerko
Ora
Kalendari
Reklama
Lidhje

www.profetiislam.com

www.rasoulallah.net

www.mercyprophet.org