Ballafaqimi i profetit Jezus (Isa p.q.m.t.) me profetin Muhamed (p.q.m.t.): Këndvështrimi islam.
Të krishterëve shpeshherë ju pëlqen ta ballafaqojnë profetin Jezus (p.q.m.t.) me profetin Muhamed (p.q.m.t.) duke thënë se Jezusi (p.q.m.t.) ishte për paqe e dashuri, ndërsa Muhamedi për luftë e ligje të ashpra. Por ne duhet të kuptojmë se kariera e Jezusit (p.q.m.t.) qe shumë e shkurtër për shkak të largimit të tij të shpejtë. Po të kishte vazhduar më tej gjatë ardhjes të parë për plotësimin e misionit të tij, nuk mund të vihet në dyshim përdorimi i ndonjë lloj force gjatë karierës së tij. Ashtu siç e kemi parë, në Dhjatën e Re, thuhet se me ardhjen e tij të dytë kur misioni i tij do të plotësohet, ai do të përdorë forcën. Madje ka dhe dëshmi se dhe gjatë ardhjes së tij të parë, ai nuk ishte krejtësisht kundër përdorimit të forcës.
Muhamedi (a.s.) - Profeti dhe humanisti i pritur
PROFETESITE BIBLIKE NE LIDHJE ME ARDHJEN E MUHAMMEDIT A.S. (Pjesa 2)
Kohë të gjatë pas Ibrahimit a.s., Zoti xh.sh. premtoi pritjen e gjatë e të dërguarit të cilin do t’a dërgon Ai, mirëpo kësaj herë e përsëritur në fjalët e Moisiut (Musait a.s.). Tek Ligji i Përtërirë 18:18, Moisiu (Musai a.s.) flet se cili është profeti që Zoti xh.sh. do t’a dërgoj: “Dhe do të nxjerr për ta një profet nga “ mesi ” gjiri i vëllezërve të tyre dhe do të vë në gojën e tij fjalët e mia, dhe ai do t’u thotë atyre të gjitha ato që unë do t’i urdhëroj“. 1. Nga mesi i “ vëllezërve ” izraelitë, konsiderohet si kushëriri i tyre Ismaelit, sikurse ka qenë djali i Abrahamit (Ibrahimit a.s.), Ismaeli (Ismaili a.s.), i cili ishte veçanërisht i përcaktuar, nga premtimi i Zotit xh.sh. që nga ai të rrjedh “kombi i madh”.
Mjekesia Profetike -Hixhamja dhe dobite e saj-
Është e preferuar përdorimi i mjeteve bashkëkohore për kryerjen e hixhames sikurse është e nevojshme që çdo pacient të ketë mjetet e veta për të parandaluar ngjitjen e sëmundjeve gjatë përdorimit të mjeteve. Duhen përdorur gjithashtu edhe mjetet e dizinfektimit të plagëve dhe sterilizimi i mjeteve para përdorimit.
Peisazhe nga elokuenca [oratoria] dhe retorika e Muhamedit a.s Muhamedi a.s njëherë e përshkroi nje shok të tij e të tjerët e dëgjonin e i thane: "Nuk kemi parë dikënd më orator se sa ty! Muhamedi a.s tha: "Po çfarë më pengon mua nga kjo, kur Kur'ani ka zbritur ne gjuhen time, [në] gjuhën e kulluar arabe". Transmetohet se Ebu Bekri i ka thënë Muhamedit a.s: "Kam shëtitur ne mesin e arabëve dhe kam dëgjuar oratorët e tyre por të tillë sikurse ti nuk kam parë. Tha Muhamedi a.s: "Më ka mësuar [edukuar] Zoti im dhe e ka zbukuruar mësimin [retorikën-edukatën] tim".
|




"Në të Dërguarin e Allahut (Muhamedin a.s.) ju keni një shembull të mrekullueshëm për të ndjekur për atë, që shpreson tek Allahu dhe Dita e Fundit dhe e përmend shumë Allahun." (Kurani, 33:21)
MUHAMMEDI A.S.: PROFETI I NGJASHEM ME MOISIUN (MUSAIN A.S.)
Hixhamja: Hixhamja është tërheqja e gjakut nga trupi duke bërë disa prerje sipërfaqësore mbi lëkurë në vende të përcaktuara nga ana e mjekësisë profetike.
Transmetohet se Ali ibën ebi Talibi ka thënë: "Nuk kam dëgjuar ndonjë fjalë të rrallë [të panjohur] nga arabët, e të mos e kam dëgjuar nga i dërguari i Allahut. E kam dëgjuar duke thënë: "Mate hatfe enfihi -ka vdekur me vdekje natyrale" [e nuk është vrarë], e këtë shprehje nuk e kam dëgjuar nga ndonjë arab me parë".


