Lutje Profetike (Mburoja e Muslimanit)
Ç’DUHET THËNË KUR TË ZGJOHEMI NGA GJUMI.
El-hamdu liláhi ledhí ahjáná ba’de má emátená ue ilejhi nushúr.
- Falënderimi i qoftë Allahut, i Cili na ringjalli pasi që na bëri të vdekur dhe tek Ai është tubimi.[1]
Lá ilahe ilallahu uahdehu la sheríke lehu, lehul mulku ue lehul hamdu ue huve alá kuli shejin kadír. Subhánallah uelamdu lilah ue lá iláhe ilallah uallahu Ekber ue lá haule ue lá kuvete ilá biláhil Alijil Adhím. Allahumegfirlí.”
- S’ka të adhuruar tjetër përveç Allahut Një dhe të Pashoq, Atij i takon Sundimi dhe Lavdërimi dhe Ai është i Plotfuqishëm mbi çdo send. I Madhërishëm qoftë Allahu, Falënderimi i takon Allahut, s’ka të adhuruar tjetër përveç Allahut, Allahu është më i Madhi, s’ka ndryshim e as fuqi pa ndihmën e Allahut të Lartmadhërishëm, - pastaj lutet dhe thotë: "O Zoti im, më fal."[2]
El-hamdu liláhi ledhí á’fání fí xhesedí ue rede aleje rúhí ue edhine lí bi dhikrihi.
- Falënderimi i qoftë Allahut, i Cili ma mbrojti trupin, ma ktheu shpirtin dhe ma mundësoi që ta përmend Atë.[3]
“Me të vërtetë, në krijimin e qiejve dhe të tokës dhe në ndryshimin e natës dhe të ditës ka argumente për ata që kanë arsye dhe intelekt. Për ata që e përmendin All-llahun me përkujtim kur janë në këmbë, kur janë ulur, kur janë të shtrirë dhe thellohen në mendime rreth krijimit të qiejve e të tokës, (duke thënë):" Zoti ynë, këtë nuk e krijove kot, i Madhërishëm qofsh, na ruaj prej dënimit të zjarrit! Zoti ynë, atë që Ti e fute në zjarr, atë e ke poshtëruar; për mizorët nuk ka ndihmëtarë! Zoti ynë, ne dëgjuam një thirrës që ftonte për besim (e që thoshte): " Besojeni Zotin tuaj! E ne besuam! Zoti ynë, na i fal mëkatet tona dhe pas vdekjes na bashko me të mirët"!
"Zoti ynë, na jep atë që nëpërmjet të Dërguarve të Tu na e premtove dhe mos na turpëro në Ditën e Kijametit; vërtet Ti je Ai që nuk e shkel premtimin. Zoti iu përgjigj lutjes së tyre (e tha): "Unë nuk ia humb mundin asnjërit prej jush, mashkull qoftë a femër. Ju jeni nga njëri-tjetri, por ata që u dëbuan nga shtëpitë e tyre dhe emigruan, u munduan vetëm pse ishin në rrugën Time, luftuan dhe u vranë, atyre do t’ua shlyej mëkatet e tyre dhe do t’i fus në Xhenete ku burojnë lumenj. Ai është shpërblim nga Allahu, se shpërblimi më i mirë është tek Allahu. T’ju mos mashtrojë bredhja nëpër qytetet e atyre që nuk besuan. Ajo është një kënaqësi e pakët, e pastaj vendi i tyre është Xhehennemi, që është vend mjerimi. Por ata që ia patën frikën Zotit të tyre, ata i kanë Xhenetet ku rrjedhin lumenj dhe aty janë përgjithmonë. Ajo është një pritje nga Allahu, e për të mirët, më e dobishmja është ajo që është tek All-llahu.
[1] Transmetojnë Buhariu (Fet-hul
[2] Kush e thotë këtë, do t'i falen mëkatet, e nëse lutet do t'i pranohet lutja, e nëse ngrihet e merr abdes dhe falet, do t'i pranohet namazi. Transmetojnë Buhariu (Fet-hul-Bari 3/39) dhe të tjerë. Hadithin me këtë version e trans-meton edhe Ibën Maxheh (Sahih Ibën Maxheh 2/235).
[3] Tirmidhiu 5/473 (Sahih Et-Tirmidhi 3/144).
[4] Ali Imran: 190-200. Transmeton Buhariu (Fet-hul






