Get a free hosting or choose from the Best Web Hosting service
Mirësevini në webfaqen Profeti Islam (Muhamedi a.s) ***** "Vërtet o Muhamed ti je në një shkallë të lartë të moralit". Sure Kalem: 4.****************** Ne ftojme te gjithe muslimanet te cilet presin te behen me djem, le te jete emri juaj i zgjedhur per femijet tuaj emri i Profetit me te madh "Muhamed", le te behemi pjese e karvanit me te cilet Profeti yne do te mburret para popujve te tjere diten e Gjykimit!
Abohohu

Te nderuar vizitore nese deshironi te njoftoheni me email per cdo te me faqen dhe shoqaten regjistrohuni ketu.

Emri:

Email:

Online
Momentalisht kemi 15 mysafirë në linjë

Volteri Filozof dhe shkrimtar i madh francez thote per Profetin Muhamed dhe fene Islame

“Feja me të cilën erdhi Muhammedi, pa dyshim është më e lartë se Krishterizmi. Besimtarët muslimanë...

Zbulohet një bibël 1500-vjeçare në gjuhën aramaike ne te cilen lajmerohet ardhja e profetit Muhamed

Turqi: Ministri i Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, Ertogroul Gkounai, konfirmoi dhe zyrtarish...

Alfred Koner per Profetin Muhamed

Alfred Kroner, një ndër dijetarët më të njohur të gjeologjisë në botë, thotë: "Duke menduar më t...

  • Volteri Filozof dhe shkrimtar i madh francez thote per Profetin Muhamed dhe fene Islame

    E Marte 10 Prill 2012 19:28
  • Zbulohet një bibël 1500-vjeçare në gjuhën aramaike ne te cilen lajmerohet ardhja e profetit Muhamed

    E Hene 27 Shkurt 2012 19:45
  • Allahu betohet ne Jeten e Muhamedit

    E Marte 10 Janar 2012 19:34
  • Alfred Koner per Profetin Muhamed

    E Merkure 04 Janar 2012 08:10

Thenie Profetike

Porosi Profetike per bashkeshortet

Falenderimi i takon Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi vulen e profetve Muhamedin, mbi familjen e tij dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Gjykimit.

argaiv1902

Allahu dhe i derguari i Tij kane nxitur qe muslimani te martohet, ne menyre qe te ruaje nderin, por edhe qe te ndertoje familje. Normalisht qe berthama e familjes jane dy bashkeshortet dhe ata kane nevoje per orientim qe mardheniet e tyre te jene te suksesshme e te begata, ndaj dhe duke u nisur nga kjo, vine porosite profetike per basheshortet, ne menyren se si duhet te sillen ata me bashkeshortet e tyre.

1- Profeti salallahu alejhi ue selem ka thene: "U porosis te silleni mire me grate". Tirmidhiu e saktesoi Albani

2- Profeti salallahu alejhi ue selem ka thene: "Te mos e urreje muslimani muslimanen (bashkeshorten e tij), nese nuk pelqen prej saj nje sjellje, do te pelqeje tek ajo nje tjeter". Buhari dhe Muslimi.

Lexo te plote...

 

Thenie te Profetit Muhamed (Koncepti i turpit)

 Nga Ebu Mes'ud Ukbe bin Amri el-Ensariu, Bedri, r.a., trasmetohet se i Dërguari i Allahut, (salallahu alejhi ue selem), ka deklaruar: “Ajo që njerëzit e kanë hasur nga revelata e parë e më hershme janë fjalët: ‘nëse nuk turpërohesh bën çka të duash!"

Fjalët e të Dërguarit, (salallahu alejhi ue selem), “Ajo që njerëzit e kanë hasur nga revelata e parë”,

Duke aluduar në trashëgiminë e cila është bartur nga të dërguarit e parë. Kjo na tregon që njerëzit e parë këtë e kanë bartur prej njëri-tjetërit dhe se e kanë trashëguar gjeneratë pas gjenerate. Hadithi konfirmon që këto fjalë kanë qën të pranishme, të njohura në revelatën e parë dhe kanë mbetur të tilla gjersa nuk kanë arritur deri te ky umet. Në disa versione thuhet: “Njerëzit nuk kanë hasur nga revelatat e para asgjë tjetër pos kësaj porosie.” E shënon Ubejde bin Zenxheui dhe të tjerët.

Ibën Rexhebi ka thënë: turpi ka vazhduar të jetë vepër e pëlqyer me të cilën njërëzit këshilloheshin dhe se ai nuk është anulluar në asnjë shpallje të profetëve të mëparshëm.

Lexo te plote...

 

Koncepti i përqëndrimit

عَنْ سُفيانَ بن عبدِ اللهِ - رضي الله عنه - ، قالَ : قُلتُ : يا رَسولَ اللهِ ، قُلْ لي في الإسلام قولاً لا أسألُ عَنْهُ أحداً غَيرَكَ ، قال : (( قُلْ : آمَنْتُ باللهِ ، ثمَّ استقِمْ )) رواهُ مُسلم .

Nga Sufjan bin Abdulla –radijallahu anhu-, transmetohet të ketë thënë: “O i dërguar i Allahut, më thuaj në Islam një fjalë që të mos pyes për të askënd pas teje? Profeti tha: “Thuaj besova Allahun pastaj ndiq rrugën e drejtë.” Muslimi

Në transmetimin e Ebu Daudit ka ardhur se Sufjan bin Abdulla –radijallahu anhu-, i ka thënë Profetit: Më thuaj diçka që ti përmbahem asaj: Ai i tha: “Thuaj besoj në Allahun, pastaj përmbaju kësaj.”

Në këtë hadith del qartë kujdesi që tregonin sahabet e Profetit (salallahu alejhi ue selem), të cilët ishin njerëzit më të preokupuar për njohjen e fesë. Ata ishin të parët ndaj çdo të mire, dhe pyetja e këtij sahabi, është një argument i qartë për këtë.[1]

Lexo te plote...

 

Thenie Profetike (Ndalimi i genjeshtres dhe pergojimit)

Nxitja për sinqeritetin dhe paralajmërimi prej gënjeshtrës

Prej Ibnu Mes’udit është transmetuar të ketë thënë: "I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: "Kapuni pas sinqeritetit, sepse sinqeriteti udhëzon për në bamirësi dhe bamirësia udhëzon për në Xhennet. Burri vazhdon të jetë i sinqertë dhe ta kërkojë sinqeritetin derisa të shkruhet te Allahu si i sinqertë. Ju paralajmëroj prej gënjeshtrës, sepse gënjeshtra udhëzon në gjynah dhe gjynahu udhëzon për në Zjarr. Burri vazhdon të gënjejë dhe ta kërkojë gënjeshtrën derisa të shkruhet te Allahu si gënjeshtar".

Kuptimi i fjalës “Bamirësi” :  Emër që përmbledh çdo të mirë.

Gjynah : Punët e këqija.

Lexo te plote...

 

Mburoja e Muslimanit

DHIKRI PAS PËRFUNDIMIT TË FARZIT TË ÇDO NAMAZI

“Estagfirullah (3 herë)”,

- Kërkoj falje nga All-llahu.

اللَّهُمَّ أَنْتَ السَّلامُ ومِنْكَ السَّلامُ تَبَارَكْتَ يَاذَا الجَلالِ وَالإِكْرَامِ.

All-llahume en­tes-selamu ue minkes-selamu tebarekte já dhel xhelali uel-ikram.

- O Zoti im, Ti je shpëtimi dhe nga Ti vjen shpëtimi, i Lartë qofsh, o Zotërues i madhë-risë dhe i nderit.[1]

لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللَّهُ وَحْدَهُ لاَ شَرِيكَ لَهُ، لَهُ الْمُلْكُ وَلَهُ الْحَمْدُ وَهُوَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ، اللَّهُمَّ لاَ مَانِعَ لِمَا أَعْطَيْتَ ، وَلاَ مُعْطِيَ لِمَا مَنَعْتَ ، وَلاَ يَنْفَعُ ذَا الْجَدِّ مِنْكَ الجَدُّ.

La ilahe il-lAll-llahu uahdehu la she­rike leh, lehul mulku ue lehul hamdu ue huve ‘ala kul-li shejin kadir. All-llahu­me la mani’a lima a’tajte ue la m’utije lima mena’te ue la jenfe’u dhel xheddi minkel xheddu.

- S’ka të adhuruar tjetër përveç Allahut, Një dhe i Pashoq. Atij i takon sundimi dhe lavdërimi dhe Ai është i Plotfuqishëm mbi çdo send. O Zoti im, nuk ka kush e ndalon atë që Ti e ke dhënë dhe s’ka kush e jep atë që Ti e ke ndaluar; (te Ti) nuk ka vlerë dobia e askujt, ngase çdo dobi vjen prej Teje.[2]

Lexo te plote...

 
Me shume artikuj...
Kerko
Ora
Kalendari
Reklama
Lidhje

www.profetiislam.com

www.rasoulallah.net

www.mercyprophet.org